Profesori tetovar ngre alarmin, kujdes nga kjo dukuri në xhamitë tona
Profesori Savash Veliu nëpërmjetë një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka ngritur alarmin për një dukuri që po hapet me të madhe nëpër xhamitë tona.
Ja shkrimi i tij i plotë:
HESHTAZI PO ÇFAQET NJË DUKURI NEGATIVE NËPËR XHAMI – KUJDES!?
Sot ballafaqohemi me një dukuri të futjes së karrigeve nëpër Xhamitë tona që dita ditës zënë vend në safet e faljes që gradualisht na i mësohen sytë si në një gjë normale që heshtazi pranohet në mesin e xhemaatit.
Kjo dukuri jonormale nga një pjesë e xhemaatit justifikohen si nevojë sepse këtë e kushtëzon koha e moshës dhe dhimbjet e këmbëve kinse këta janë probleme që vetëm sot i kemi në xhamitë tona me të moshuar e ca me dhimbje këmbësh e tjera pengesa.
Këtu bëhet fjalë për një skenar i cili futet në xhami përmes ca justifikimeve të pabaza sepse ky dukuri nuk paraqitet rastësisht e veçmas në xhami ku kryhet ibadet Zotit.
Kjo fotografi e shëmtuar e kthimit të xhamive dhe ibadet’haneve në Kisha është e projektuar nga jashtë që futen përmes xhemaateve të ndryshme që veprojnë në prishjen e syneteve të fesë. Edhepse këta Xhemaate veprojnë të ndarë ata i bashkon projekti i përbashkët ‘Prishja e fesë dhe sunetit’ nga brenda me dorën e xhemaatit tonë të pavëmendshëm.
Kujtoni se edhe Ajeti Kuranor na parandalon për dukurit e tilla negative se; ”Armiqët tuaj (të krishterët dhe hebrejtë) nuk kanë të ndalur derisa juve nuk ju kthejnë në fenë e tyre”!
Sot veprojnë xhemaate të ndryshme nën moton; ”Në mes Feve Dialog”, kur dihet qartë se FEJA është Një dhe ai është ISLAMI të tjerët janë Religjione!
KJO DUKURI NEGATIVE KA MARR HOV NË GJITHA XHAMITË KU FALEN MUSLIMANËT E BOTËS, prandaj Bashkësive Islame dhe Këshillave të Xhamive u bie detyra e parë të largojnë ose të minimizojnë këto dukuri të programuara me dije siç është kthimi brenda disa viteve të Xhamive në Kisha heshtazi!