Ragmi Mustafa na uron Vitin e Ri
Të dashur miq, qytetar e anëtar të PDSH-së! Viti 2019 për pakë orë po mbyllet. Bashkë me të uroj që për të gjith Ju të mbyllen gjitha zhgënjimet e të hidhurat e vitit që sapo ikën.
Presheva e Lugina përjetuan momente politike si zakonisht jo të këndshme nga Pushteti Qendror Serb, mjerisht edhe Pushteti Lokal plotësish Sharllatan e i Dalldisur.
Serbia, vazhdoi edhe këtë vit njëlloj si decenie e shekuj me radhë si më parë me mashtrime gjer në Supermashtrime. Edhe ky vit po mbyllet me papunësi enorme të shqiptarëve në Preshevë, nxënësit pa tekste mësimore, shëndetësi të zbehtë e shumë formale, qarkullim të cunguar të njerzëve e mallrave në regjion, mosprezencë të institucioneve ndërkombëtare si në pjesën politike poashtu edhe ate investive, e shumë mangësi tjera si moszhvillimi ekonomik që seriozisht rëndojnë jetën e Shqiptarëve në Preshevë e Luginë. Kjo, e gjitha prodhoi një ekzod të të rinjëve tanë në drejtim të Europës. Nga ana tjetër, një situatë të tillë e ka ndihmuar padyshim edhe treshja e famshme në Pushtetin Vendorë Preshevë. Kjo treshe APM, LR dhe Lista Serbe në asnjë çast kohorë nuk ngritën zërin kundër shkeljes flagrante të të drejtave të shqiptarëve nga qeveria serbe por gjithnjë kanë heshtur duke i dhënë kuptim servilizmit politik të tyre ndaj Beogradit zyrtar.
Në muajt të fundit, që nga zgjedhjet Parlamentare në Republikën e Kosovës, dalja e PD-së e LSI-së nga Parlamenti Shqiptar dhe iniciativa për Mini Shengen, rëndojnë dhe vështirsojnë jetën edhe ashtu të rëndë të shqiptarëve në Preshevë e Luginë.
Kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës për largimin e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë drejtuar kryeministrit Shqipëtar, pa dyshim se e mbështesim edhe NE shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe NE gjithashtu NISIM një kërkesë të NATYRSHME institucioneve të tanishme dhe atyre në formim të Republikës së Kosovës që njëkohësisht të largojnë të gjitha barierat kufitare me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të njejtit të trajtohen QYTETAR TË BARABARTË ME ATA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Nuk na duhen projektet Sllavo-Ruse e të Lindjes së Afërt për Mini Shengen Ballkanik, fund e krye MASHTRUES! Neve, jo vetëm Shqiptarëve në Luginē por edhe në gjitha trojet shqiptare na mungon integrimi i plotë në Bashkimin Europian, aty ky kemi vendin meritor sepse integrimet Ballkanike të tipit të Jugosllavisë Titiste brenda së cilave ndodhen politikat serbo-sllave nuk sjellin stabilitet, aq më parë zhvillim, por konflikte ndëretnike mes popujve të Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, për vitin në ardhje 2020 përcjell URIMET MË TË MIRA edhe atë si në natën festive, poashtu edhe gjatë gjithë vitit 2020 të gjithë Shqiptarë në Preshevë, Luginë e kudo ku janë për një jetë të dinjitetshme e të qytetrimit Europian me identitet të plotë kombëtar e gjithashtu FLAMUR Shqipëtar.
Viti 2020, le të jet vit i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kur do të ÇLIROHEN nga kuislingët e Beogradit në Preshevë e gjithashtu të lirohen nga Serbia duke realizuar Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 dhe përfundimisht të BASHKOHEMI ME REPUBLIKËN E KOSOVËS.
GËZUAR 2020-ta! RM