Lajme
Rregullohet ujëmbledhësi në afërsi të Elektrodistribucionit

Në afërsi të Elektrodistribucionit në kryqëzimin mes rrugëve Ramiz Sadiku dhe Abdulla Krashnica është bërë nivelizimi i zgarave metalike, ku fillimisht është bërë pastrimi i kanalit të ujëmbledhësit, pastaj është bërë përforcimi i konstruksionit, si dhe nivelizimi i zgarave metalike në raport me sipërfaqen e asfaltit.