Boksieri nga fshati Nasalcë, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Seid Xhemaili më 14 dhjetor do të luftoj për titull zvicre në peshën 91kg, kurse kundërshtar i tij do jetë Benoit Huber.
Menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj thotë se boksieri i tij po ndihet mirë dhe se pret suksesin e radhës. “Boksieri po përgatitet maksimalisht për këtë duel, ndërkohë që për vikend ai ishte edhe në Itali ku zhvilluam disa seanca stërvitore. Sipas asaj që pashë ai ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, kështu që shpresoj shumë se do të fitoj këtë titull”,
Ndryshe, ky duel do të zhvillohet në qytetin e Fribourg “Expoe Centre”. Cekim se boksieri
“Seid Xhemaili” deri më tani ka zhvilluar 8 ndeshje në boksin profesionist ku prej tyre nuk ka asnjë humbje, kurse kundërshtari i tij ka zhvilluar 7 ndeshje ku prej tyre ka vetëm 1 humbje.