Lajme

Shënohet dita ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara në Preshevë

Me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara drejtues të Shoqatës me aftësi të kufizuara në Preshevë kanë organizuar sot një konferencë përmbyllëse ku është bërë prezantimi i të dhënave në kuadër të hulumtimit që është realizuar si pjesë e projektit Edhe unë jam këtu.

Në takimin e sotëm poashtu është publikuar edhe databaza me të dhënat kryesore që kanë hartuar drejtues të Shoqatës me aftësi të kufizuara në Preshevë.

Mysafir të kësaj konference përmbyllëse ishin përfaqësues të pushtetit lokal, Trupi Koordinues, Këshilli Nacional, aktivist të shoqërisë civile, prindër dhe kujdesarë të personave me aftësi të kufizuara, profesionist, vullnetarë, student e njohës të kësaj veprimtarie.

Related Articles

Back to top button