Lajme

Shtohet prezenca e policëve në Preshevë në prag të festave të fundvitit (Video)

Stacioni policorë në Preshevë informon të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës se gjatë festave të fundvitit ,do të ketë prezencë të shtuar të policisë në trafik me qëllim të sigurisë së qytetarëve.

Se cka planifikon policia e trafikut gjatë festave të fundvitit Artan Behluli u shpreh se Pjestarët e policisë së drejtoratit të Vranjës gjatë festave të fundvitit do të rrisin prezencën e policisë nëpër vendet që pritet të ketë intensitet të shtuar të automjeteve,me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim të lirë të automjeteve.

Gjithashtu z.Behluli informon se do të ketë prezencë të shtuar të policisë së trafikut në trafik.

Kontrollim të përforcuar do të ketë edhe ndaj personave që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, sidhe këndëve tjera psikoaktive u shpreh z.Behluli.

I pyetur se cka apleon policia e komunikacionit Artan Behluli u shpreh:

Rrespektimi I rregullave të komunikacionit,vendosja e rrypit të sigurisë,mospërdorimii telefonit e përdorimi i paisjeve dimërore ,policia paralajmëron që duhen të jenë gjërat bazë për drejtim të automjeteve.

Related Articles

Back to top button