Lajme

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Rrini të qetë, nuk ka tërmet të tillë për 100 vjet

Qytetarët ndodhen prej një jave në ankth, mes shqetësimit se tërmeti i 26 nëntorit mund të pasohet nga lëkundje të fuqishme. Por mund të rrini të qetë, pasi sipas ish-kreut të sizmiologjisë shqiptare, Shyqyri Aliaj një tërmet si ai i para një jave mund të bjerë vetëm pas 100 vitesh.

Profesori i njohur, i cili ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, i tha gazetës “Si” se nuk priten më tërmete, pasi pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit janë në rënie.

“Tërmeti i shtatorit nuk që paragoditje, pasi iu shuan goditjet për një javë. Po të kishte vazhduar derisa lloi tërmeti i 26 nëntorit do të quhej paragoditje. Tërmeti i fundit u parapri nga disa lëkundje. Nuk ka më tërmet të tillë Tirana e Durrësi për 100 vjet”, thotë profesori.

“Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Mund të jetë ndonjë me magnitudë më shumë se 4, e pak por më të mëdha nuk do të ketë. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet”, thekson Aliaj.

I pyetur për pasojat e rënda që lanë pas këto lëkundje, ish-kreu i Institutit të Sizmiologjisë thotë se nuk duhet të ngrihet më asnjë ndërtim pa studime të mirëllta gjeologjike dhe pa marrë parasysh hartën e rrezikut sizmologjik, ku përcaktohen zonat më të mundshme për rreziqe të tilla.

Related Articles

Back to top button