Lajme
Teatri i Preshevës vjen me shfaqjen për fëmijë ”Përrallat”

Premiera e shfaqjes për fëmijë ” Përrallat ” prodhim i Teatrit të Qytetit të Preshevës më datë 20 Dhjetor ( E Premte ) në ora14:00 në Shtëpinë e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” në Preshevë.
Sipas organizatorëve premiera do të jetë në dy termine:
Në ora 14:00 do të jetë vetëm për ciklin e ultë të shkollës fillore ” Ibrahim Kelmendi ” – Preshevë .
Ndërsa në ora 16:00 – do të shfaqet për të gjithë fëmijët e Komunës së Preshevës .
Hyrja është falas .
Ju mirëpresim fëmijë të dashur, thuhet kështu në njoftimin zyrtarë të Shtëpisë së Kulturës ” Abdulla Krashnica ” në Preshevë.