Tërheqja e Kamberit, frikë e humbjes së zgjedhjeve lokale apo avancim i pozitës politike?
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi njëherit edhe kryetar i komunës së Bujanocit para disa ditëve në kuvendin komunal u shpreh se nuk do të kandidojë për të parin e komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet te mbahen në prill të vitit 2020.
“Kam deklaruar se “nuk e kam plan për të ri kandiduar për postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale” që duhet të mbahen vitin tjetër. Për shumicën e anëtarëve të PVD-së kjo nuk paraqet risi, sepse të njëjtën e kam deklaruar në një nga mbledhjet në Degën e PVD-së në Bujanoc, disa muaj më pare”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij.
Ai ka thënë mes tjerash se që nga zgjedhja ime për kryetar të Degës së PVD-së në Bujanoc, me 2006 është munduar të ndërtoj sistem brenda të cilit shumë të rinj e kanë gjetur mundësinë, shkruan Titulli.com.
“Megjithatë, pavarësisht këtij qëndrimi, unë nuk e kam ndërmend të tërhiqem në cepin e ngjarjeve politike në Luginë të Preshevës”, shkroi Kamberi.
Në seancën e 7-të kuvendit komunal , Kamberi theksoi se nuk kam plan të kandidoj për kryetar komune.
“Kush është formal dhe i vërtet i komunës ajo shihet se shumica absolute e shqiptareve ne 2008-në është prish nga ata që po qahen për një këshilltarë”, deklaroi para këshilltarëve Kamberi.
Opozita shqiptare në kuvendin komunal, tërheqjen e Shaip Kamberit nga kandidimi për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale e ka cilësuar se ka humbur vullnetin e qytetar dhe se ndoshta e ka kapluar një frikë për humbjen e zgjedhjeve lokale.
Gjithashtu në opinion flitet se Shaip Kamberi, pritet të jetë kandidatë për deputet në zgjedhje e ardhshme parlamentare dhe se tërheqja nga postet lokale lidhet me avancimin e tij në pozitën e deputetit popullorë.