Lajme

Vuçiq: Nëse Kosova e heq taksën atëherë bisedojmë, nëse jo thjeshtë faliminderit

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, ka preazantuar sot projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’ një shumë shtesë prej 150 milionë eurove.

Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore.

“Ne do të punojmë kudo që të mundemi. Jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit. Graçanicë, Ranilug, Kllokot, në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”, ka thëën Vucic.

Sa i përket dialogut, Vucic ka thëën se Serbia do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe se është e gatshme të rikthehet në dialog kur Prishtina zyrtare të heq taksën 100 % ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.
“Le t’i heqin tarifat dhe ne do të biesdojmë. Nëse nuk dëshirojnë. Nuk është asgjë. Faliminderit”, ka thënë Vuçiq.

Tutje ka thënë se shteti serb edhe përkundër taksës së Kosovës, ka performuar mirë dhe ka arsye për t’u gëzuar.

Related Articles

Back to top button