Lajme

23 nxënës në fshatin Raincë përfundojnë leximin e Kuranit

Në xhamin “Mulla Sulejmani ” në fshatin Raincë, sot më datë: 12.01.2020, e diel, pas namazit të drekës në një atmosferë të ngrohtë, u mbajt manifestimi me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit “Hatmes” të gjeneratës së XI, ku 23 nxënës të kësaj xhamie përfunduan leximin e Fjalës së Allahut.

Mësimdhënës i këtyre nxënësve imami i kësaj xhamie m. Bejtulla ef. Veseli në mes tjerash i uroj mirëseardhje të pranishmëve si dhe i dëshiroi suksese nxënësve dhe i uroi prindërit.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në
Preshevë m. Ibrahim ef. Ahmedi, kryeimami, m. Abdulla ef. Abdiu, koordinatori i medresesë m. Ismail ef. Halimi të shoqëruar nga profesorë të medresesë, imamë, prindërit si dhe shumë xhematlinjë nga komuna e Preshevës.

Kryetari i B. Islame m. Ibrahim ef. Ahmedi të gjithë të pranishmit i përshëndeti dhe nxënësit, imamin dhe prindërit i përgëzoj për suksesin e arritur dhe po ashtu foli për vlerën dhe rëndësin e mësimit të Kur’anit.

Pas shfaqjes së programit mjaftë të pasur nga ana e vijuesve të mësimbesimit, u këndua duaja e Hatmes nga Kryeimami
m. Abdulla ef. Abdiu.

Në emër të Bashkësisë Islame të Preshevës kryetari m. Ibrahim ef. Ahmedi të gjithë nxënësve ua shpërndau nga një Mirnjohje, ndërsa hoxha i nderuar m. Ekrem ef. Sadiku të gjithë nxënësit i shpërbleu me nga një libër “Dritë e Zemrës”, ndërsa imamit m. Bejtulla ef. Veselit, ish imamin m. Xhemal ef. Musliu dhe muezinin Agim Rexhepit ia dhëroi nga një Mus’haf.

Related Articles

Back to top button