Lajme

29 vjet nga rihapja e xhamisë Et’hem Beu në Tiranë

Edhe unë kam qenë aty, dhe ka qenë një ditë krejtësisht e veçantë. Asgjë nuk dinim për Islamin, fenë e Allahut vetëm që i përkisnim kësaj feje dhe dëshirën e madhe për ta gjetur Zotin.
Më 18 janar 1991, pas afro tre dekadash ndalimi të besimit në Shqipëri, në Tiranë do të rihapej xhamia e Ethem Beut, nga një grup nismëtarësh si: Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rusheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, Agim Bardhi etj.
Autobuzët që i shihn i në foto ishin vendosur aty me urdhër nga Shefat famëkëqij të Sigurimit dhe në momentin që do të fillonin ceremonitë do t’iu binin shoferat borive për ta prishur ceremoninë, por disa burra e morën vesh dhe ndërmjetësuan me kryetarin e sindikatës së shoferave dhe nuk ndodhi asgjë e pakëndshme. Dëshira e madhe e të gjithë qytetarëve atë ditë mori një përgjigje, Xhamia e Et’hem beut, e kthyer tashmë në një simbol dhe ikonë e qytetit rihapi dyert dhe filloi përsëri të funksionojë në shërbim të adhuruesve të Zotit…
nga zemra më del veç – ALLAHU EKBER

(Roald Hysa – Tiranë)

Related Articles

Back to top button