Ambasadori Norvegjisë z. Jorn Eugene Gjelstad viziton Komunën e Preshevës
Ambasadori Norvegjisë z. Jorn Eugene Gjelstad viziton Komunën e Preshevës
Sot pata rastin ti uroj mirëseardhje për herë të parë Ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë të emruar në Nëntor të vitit të kaluar.
Edhepse vizita e parë , Ambasadori i ri ishte i njoftuar në detaje me rrethanat dhe problemtaikat e Komunës sonë dhe regjionit në përgjithësi.
Veçanërisht më gëzoi fakti që përkushtimi i Ambasadës së Norvegjisë për hapjen e kufirit Miratoc Llojan vazhdon të shprehet me synime të qarta për realizim të suksesshëm të kësaj iniciative.
Shkëlqesinë e tij bashkë me ekipin tim gjithashtu e informuam rreth problematikave të ndryshme siç janë: mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës, rikthimi i gjygjatës themelore në Komunën tonë, tekstet shkollore etj
Në fund Ambasadën Norvegjeze faleminderuam në veçanti për angazhim në realzimin e projektit të ujit të pijshëm dhe hapjen e kufirit Miratoc- Llojan.