Ekspozitë ”Jeta dhe vepra e Jonuz Musliut”.
Me Akademinë përkujtimore të mbajtur sot në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc përfunduan aktivitetet në përkujtimin e dy vjetorit vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliut.
Në këtë Akademi morën pjesë përveç përfaqësuesve politikë dhe institucional vendor edhe Ministri në detyrë i Drejtësisë i R.Kosovës, Abelard Tahiri dhe zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Sadulla Duraku.
“Për shkak të këtij përkushtimi heroik, Jonuz Musliu, nuk mund të kalonte pa u vënë në shënjestër të regjimit të Millosheviqit, në shënjestër të cenimit, burgimit e pengesave të një pas njëshme, përballë të cilave nuk u dorëzua asnjëherë”, kështu e përkujtoi veprën e Jonuz Musliut, Ministri në detyrë Abelard Tahiri.
Sipas tij, që në Referendumin e Marsit të vitit 1992, për të vazhduar pareshtur deri tek radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ku kulmoi si një ndër përfaqësuesit më të spikatur të saj.
Jonuz Musliu padyshim se ishte një prej njerëzve të dalluar të kauzës tonë kombëtare që e sfidoi regjimin e Millosheviqit deri në shembje.
Tahiri gjithashtu theksoi se “Jeta e Jonuz Musliut në tërë ciklin e saj, ngjashëm si edhe bashkëveprimtarëve të tij, ngjason, është e njëjtë dhe e pandashme me kronikën historike të përpjekjeve të kombit tonë për emancipim, liri, e të drejta të barabarta për çdo pjesëtar të popullit shqiptarë”
Për jetën dhe veprën e Jonuz Musliut foli edhe zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Sadulla Duraku i cili ndër të tjerash tha se, “me Jonuzin jam njohur në Krushë të Madhe, më kujtohet kur bisedonim për problemet që kishte Kombi ynë, ai atë kohë më tha, nëse Lugina nuk do të jetë e lirë nuk do të kemi një Kosovë të pavarur”
Për veprën e Jonuz Musliut floën edhe kryetari i OVL, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe djali i të ndjerit, tash kryetarë i LPD-së Shqiprim Musliu.