Lajme

Lejla Sallahi-Ibrahimi nga Presheva, njëra ndër sipërmarrëset më të suksesshme shqiptare në Zvicër

Leyla Salahi-Ibrahimi, njëra ndër sipërmarrëset më të suksesshme shqiptare në Zvicër, është bërë së fundi anëtare e jurisë për çmimin që swissalbs e jep për ndërmarrësi

Bizneset familjare zvicerane japin një kontribut përcaktues për nivelin e lartë të mirëqenies në vendin tonë. Ato krijojnë vende pune, gjenerojnë vlerë të shtuar dhe bindin brenda dhe jashtë vendit me produkte dhe shërbime inovative. Në rrethanat kur mjedisi ekonomik, në epokën e globalizimit dhe ndryshimit dixhital po ndryshon me shpejtësi marramendëse, bizneset familjare sigurojnë stabilitetin e mirëseardhur. Rreth 90 për qind e të gjitha kompanive në Zvicër janë biznese familjar. Në intervistën tonë, Leyla Salahi-Ibrahimi tregon përse është bërë pjesë e jurisë së swissalbs.

Ju, si njëra ndër sipërmarrëset më të suksesshme shqiptare në Zvicër, jeni bërë së fundi anëtare e jurisë për çmimin që swissalbs e jep për ndërmarrësi. Pyetja ime është: ku e shihni përfitimin nga rrjetëzimi i sipërmarrës/eve shqiptarë/e në Zvicër?

Përfitimi qëndron sigurisht në pasjen e qasjes mbi oferta të mira dhe profesionale, pasi që edhe “kimia” në të shumtën e këtyre rasteve funksionon. Ka shumë rëndësi të kesh qasje në një rrjet që është i besueshëm. Por parakusht për këtë është që këto kompani të jenë jashtëzakonisht të besueshme dhe të ofrojnë produkte të patëmetë. Kjo sepse në Zvicër kompromiset në dëm të cilësisë janë të paimagjinueshme. Dhe unë për fat kam parë se sipërmarrjet me sfond shqiptar e kanë kuptuar këtë formulë.

Ju përmendët disa kritere të rëndësishme për ndërmarrësinë e suksesshme. A keni këshilla tjera që mund t`ua jepni sipërmarrësve të rinj?

Më e rëndësishmja për mua personalisht është që të besosh në atë që bën. Të kesh angazhim konstant, të jesh vazhdimisht inovativ dhe të operosh me vetëdijen për koston. Të ndërtosh dhe kultivosh një lidhje besnike me klientët respektivisht të mirëmbash kujdesin për ta. Të nderosh marrëdhënie korrekte dhe para së gjithash afatgjata biznesi. Dhe për fund: Të qëndrosh gjithnjë në rrjedhë.

Për mua, kjo që po bëj është gjithmonë edhe pasion. Nuk është se unë vij në zyrë, mbaroj punën, dal nga puna dhe shkyçem. Kjo nuk është e mundur për dikë që ka në pronë një ndërmarrje. Duhet të jesh i vetëdijshëm se do të kesh kërkesa nga të gjitha anët. Si nënë, si bashkëshorte, motër ose teze.

Me fjalë tjera: elasticiteti duhet të jetë padyshim njëra ndër pikat tuaja më të forta. Për të jetuar këtë jetë, duhet të bësh vazhdimisht kompromise. Duhet të llogarisësh në mbështetjen e familjes tënde. Vetëm atëherë funksionon.

Related Articles

Back to top button