Lajme
Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’i shpëtonte shqiptarët e Luginës së Preshevës
“Një zgjidhje me marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë përveç do të shpëtonte shqiptarët e Kosovës Lindore nga zgjedha serbe, do të shpëtonte edhe Kosovën nga zgjidhjet kushtetuese të cilat e bëjnë jo-funksionale, sepse pakica serbe ka privilegje të jashtëzakonshme kushtetuese me të cilat është duke e bllokuar funksionimin e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Murati në një intervistë për “Bota Sot”.
Mes tjerash Valon Murati ka folur edhe për koalicionin mes LVV dhe LDK ku tha se ndjehet “skeptik për mundësinë e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, përkundër nevojës së madhe që kemi për të pasur sa më shpejt një qeveri të re dhe stabile.”