Lajme

Mbahet takimi me përfaqësuesit e Konferencës së përhershme të qyteteve dhe komunave (SKGO)

Sot në ambientet e Administratës komunale është mbajtur takim me përfaqësuesit e Konferencës së përhershme të qyteteve dhe komunave, ku temat kryesore të diskutimi ishin: funksionimi i Këshillit shëndetësor komunal, përpilimi i Analizës së gjendjes shëndetësore në komunën tonë, si dhe hartimi i Planit shëndetësor nga ana e Grupit punues.

Hartimi i Planit shëndetësor tashmë është obligim ligjor për komunat, sipas të cilëve do të realizohen aktivitetet e mbrojtjes shëndetësore në territorin e komunës, poashtu edhe me rastin e përpilimit të buxhetit për vitet pasardhëse, do të parashihen linja të veçanta buxhetore, ku do të strukturohen shpenzimet e parapara për këto aktivitete shëndetësore në komunën tonë.

U dakorduam që në kuadër të bashkëpunimit me SKGO, të mbahen tri punëtori, ku komuna e Preshevës do të jetë nikoqire e punëtorisë së parë, ku do të marrin pjesë komunat e Rrethit të Pçinjës.

Gjithashtu, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë mes Komunës së Preshevës dhe SKGO-së, me qëllim të përgatitjes profesionale të stafit të Administratës komunale, me synimin e shfrytëzimit më të mirë të mundësive për aplikime me projekte në dobi të komunës sonë.

Në takim, përveç stafit të Administratës komunale, kanë marrë pjesë dhe drejtorët e institucioneve pulike – Shtëpisë së shëndetit “Presheva” dhe i Qendrës sportive “Presheva” në Preshevë.

Related Articles

Back to top button