Lajme
Nata e ndërrimit të viteve në Preshevë e qetë dhe pa incidente
Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka raportuar se gjatë periudhës së ndërrimit të viteve nuk është raportuar për ndonjë incident serioz.
“Natën e kaluar Presheva ka kaluar pa ndonjë incident të rëndë dhe gjithçka ka shkuar më së miri me rastet e zakonshme mjeksore dhe pa lëndime të rënda nga mjetet piroteknike” thuhet në njoftim nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Driton Salihu.
Ndërtjerash Salihu ka falemnderuar ekipin e emergjencës dhe ekipin mobil qe kanë qenë të gatshëm për intervenime të shpejta në ndrrimin e motmoteve.
“Faleminderojmë ekipin e emergjencës dhe një ekip mobil që ka qenë në gjendje gatishmërie që nata e ndërrimit të motmoteve të kaloj e qetë dhe pa incidente.” Presheva.AL