Në Ballkan version i ri i “lojës së madhe”, shkëmbimi i territoreve pikënisje
Uashington, 29 janar – Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Janusz Bugajski konsideron se Perëndimi duhet të përgjigjet shumë më energjikisht ndaj shtrirjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan.
Bugajski thekson se në hapësirat e Balklkanit po ndodh lufta për mbizotërim midis Moskës dhe fuqive perëndimore e ngjashme me atë të shekullit të 19-të, ka shkruar ai në sajtin CEPA (Qendra amerikan për analiza të politikës europiane) , transmeton Koha.
Ai vlerëson se tani po ndodh versioni i ri i asaj loje të madhe ballkanike, por tani “Moska po përdor subversionet dhe mashtrimet, meqë nuk mund të matet ekonomikisht e ushtarakisht me Perëndimin”.
ka thënë ai, terminët se Rusia e Putinit “po ndërhyn dhe ka ndikim malinj në Siujdhesën e Ballkanit” janë shumë të thjeshta për të shprehur qëllimet e njëmendta të Moskës dhe se për këtë arsye do të mund të zbusë ndjenjën e urgjencës kur bëhet fjalë për përgjigjen e Perëndimit.
Bugajski në tekstin e publikuar në sajtin CEPA shkruan se Kremlini sheh në Ballkan përparësinë strategjike për shkak të realizimit të së paku katër qëllimeve:
I pari, që të shtrihet ndikimi gjeopolitik i Rusisë, për çka si shembull përmend ndikimin e Moskës në qeveritë ballkanike, “angazhimin e saj ushtarak, si në rastin e Serbisë” dhe praninë e saj institucionale.
Qëllimi i i dytë është që Rusia të zvogëlojë rolin e institucioneve perëndimore, që po e bën duke nxitur konflikte, duke çuar kështu në shmangie në përgjigjet ndërkombëtare ndaj këtyre konflikteve;
Një prej tyre, sipas Bugajskit, është ideja për shkëmbim territoresh në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, e mbështetur nga Moska dhe disa vende perëndimore, e kundërshtuar nga vende të tjera perëndimore.
Qëllimi i tretë i Moskës është zvogëlimi i pranisë së SHBA në Ballkan, që shpjegohet me kundërshtimin rus dhe minimin e zgjerimit të NATO-s.
Qëllimi i katër i Kremlinit është fitimi i aleatëve të rinj ose aleatëve potencialë, gjë që po e bën përmes ndikimeve ekonomike e energjetike, konsideron Bugajski.
Në kontekstin e realizimit të këtyre qëllimeve Moska përdor një varg “mjetesh taktike”, ndër të tjera duke promovuar nacionalizmin lokal.
Në favor të pohimit të këtillë, Bugajski përmend Kosovën, anëtarësimin e të cilës në Kombet e Bashkuar po e pengon Rusia me këmbëngulje.
Me qëllim të nxitjes së konflikteve interne atje, Rusia thekson tregimin për serbët si pakicë e diskriminuar, transmeton Koha.net thekse nga shkrimi i Bugajskit.