Lajme

Nga sot, roaming është më i lirë me shtetet e Ballkanit

Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun.

Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming. Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara.

Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht.

Kjo parashihet me marrëveshjen për roamingun që ishte nënshkruar në Beograd nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Related Articles

Back to top button