Lajme

NP “Moravica” demanton PDSH-në lidhur me pastrimin e borës

NP Moravica reagon ndaj shkrimit të sotëm të PDSH Preshevë në të cilën dezinformohet opinioni në lidhje me pastrimin e borës në komunën tonë gjatë ditës së sotme.

NP Moravica informon qytetarët se gjatë ditës së sotme ekipi jonë e ka përcjellur situatën nëpër rrugët e komunës sonë dhe nuk e ka pa të arsyeshme që të ndërmarrë ndonjë aksion pastrimi. Pra, edhe një herë po potencojmë që asnjë makinë e NP Moravica apo e nënkontraktuesve të saj gjatë ditës së sotme nuk ka qarkulluar në komunën tonë.

Gjithashtu apelojmë te “aktivistët e PDSH-së” që në vend të përhapin dezinformata të cilat hutojnë popullatën tonë, para çdo shkrimi në lidhje me ndërmarrjen tonë (që njëherit është edhe e tyre) paraprakisht të informohen nga drejtuesit e kësaj ndërmarrje komunale.

NP “MORAVICA” PRESHEVĒ

Related Articles

Back to top button