Lajme

Pensionohet radiologu i vetëm në shtëpinë e shëndetit në Preshevë

Dr. Nazmi Arifi , radiolog, pas angazhimit të tij shumëvjeçar në punën e mjekut, përkatësisht radiologut, ai pensionohet.

Dr. Nazmi Arifi punoi me përkushtim të madh në në dispanzerin e radiologjisë, duke treguar kështu seriozitet dhe dashuri të madhe për punën e tij humane të mjekut.

Ai ishte radiologu i parë dhe i vetmi në shtëpinë e shëndetit në Preshevë. Tani për momentin nuk ka ndonjë radiolog tjetër që do ta zëvendësonte Arifin, por shërbimi i rëntgenit vazhdon të punojë.

Tani i mbetet shtëpisë së shëndetit, të gjejë ndonjë radiolog në mënyrë që kompletohet ky repart.

Pak biografi:
Dr. Nazmi Arifi, lindi më 15.01.1955. Shkollën fillore e kreu në Preshevë, të mesmen të mjekësisë në Prizren. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Diplomoi në vitin 1981. Po në atë vit, me 02.02. 1981, filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Specializimin nga Dega e Radiologjisë e përfundoi më 1987 në Shkup, në Qendrën Klinike- Instituti i Radiologjise dhe Onkologjisë. Nga nëntori i 1987, punoi Radiolog, në shërbimin e RTG diagnostikës në Sh.Sh në Preshevë deri në pensionim, me nje nderprerje prej dy vitesh ku punoi në Q.K.U.K.- Instituti i Radiologjise- Prishtinë. /Nacionali/

Related Articles

Back to top button