Ragmi Mustafa quan ministrin Genc Cakaj “kalama”, reagon kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi
Që nga angazhimi im në politikë, vite më parë jam anatemuar në mënyrat më të vrazhda nga doktorri i “shkencave ukrainase” pa u kursyer as nga gjërat që në traditat, zakonet shqiptare njihen si të shenjëta.
Kësaj rradhe paska gjetur si “objektiv linçimi” moshën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Ne në Luginën e Preshevës e njohim të gjithë “doktorrin” i cili zakonisht në mungesë të argumenteve zgjedh fyerjen. Ideologjia e tij farsë “kombëtare” e bazuar në bojkotime të papërgjegjshme ka sjellur humnerë një dekadë e gjysëm në Komunën e Preshevës, duke përçarë vetë subjektin e tij e izoluar vendin tonë nga diplomacia dhe miqt tanë ndërkombëtar. Interesat kombëtare janë vetëm instrumente për lojën e tij politike lokale, andaj nuk keni arsye të shqetësoheni nga qëndrimet e tija destruktive kundër Tiranës e Prishtinës zyrtare, ngaqë ai ka vetëm synim pushtetin lokal në Preshevë në mandatin e tij të katërt si dhe ri-zgjedhjen e tij në mandatin e pestë në postin e kryetarit të partisë.
Saherë që ai të përmend Luginën e Preshevës dhe interesat kombëtare shqiptare, shtrojani pyetjen: Lapidari? Mirënjohja Vuçiq? KNSH? Lufta e UÇPMB-së? 12 vitet e tij në pushtetin lokal në Preshevë?
Andaj, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i kërkojmë falje Ministrit Cakaj për sjelljet dhe fjalët e Doktorrit të “shkencave ukrainase”.