Lajme
Shqiprim Arifi e Bujar Osmani zbarkojnë në vendkalimin kufitar Miratoc-Llojan (Foto)
Sot bashkë me Zëvendës Kryeministrin e Republikes së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani dhe Kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi vizituam pikën kufitare Miratoc-Llojan
Qëllimi vizitës ishte që bashkarisht të konsulltohemi për punët në teren, pasi në Shkup dhe Beograd janë marrë dhe janë ratifikuar vendimet pë hapjen e kësaj pike kufitare.
Pasi jemi në prag të hapjes së kufirit, ne sot ndamë detyrat dhe përgjegjësit për pregaditjen teknike për ditën e hapjes së kësaj pike kufitare.
Pas takimit në teren, së bashku shkuam në Fshatin Llojan për të vizituar banorët dhe njoftuar më afër për nevojën e tyre shumëvjeçare për hapjen e kufirit.