Lajme

Shqiptarë e Luginës më të vlefshëm se mineralet

Nga Haki Morina
Mbrëmë u binda që unë jam për copëtimin e territoreve të Kosovës!
Se di pse s’po më thot kush tradhtar?!
Nejse, le të më thot kush të dojë tradhtar, por unë idetë e mija nuk i fshehi, ashtu siç nuk i kam fshehur kurrë!
Pse nuk i fshehi?
Sepse e para, nuk jam njeri që e përdori populizmin politik, për tu dukur që jam patriot!
E dyta, jo për milionat e pasurisë së Trepçës, por as për biliardat e botës, nuk e lë popullin tim nën pushtimin e huaj.
Dikush mund të thotë disa fshatra etj etj. Por asnjë nuk jep asnjë dokument në arsyetimin e tij. Nuk e jep, sepse dëshiron të flas siç ia do interesi partiak, flet për të hedhur shigjeta ndaj kundërshtarit të tij.
Përderisa bëhet fjalë për këmbim parimor të territorit, unë jam që pjesët serbe, në veriun e Kosovës, të këmbehen me pjesët shqiptare në jugun e shtetit serb!
E di që kjo vështirë se mund të arrihet, por fjala është nëse do të mund të bëhej!
Shkurt, nuk e shes popullin tim me pare dhe pasuri!
Ju mund të më thoni mua tradhtar, por unë mendoj që tradhtar është ai që për pak pasuri, e shet popullin e tij!
Kundërshtaret e këmbimit, e thonë hapur që kjo s’bën të ndodhë për shkak të miliardave.
Ju jeni hapur për t’i shitur shqiptarët! E me ju s’jam pajtuar kurrë, e s’do të pajtohem asnjëherë! Sepse jeni faqja e zezë, jeni idiotë me përmasa galopante, jeni injoranca më e spikatur në planet, jeni përfaqësuesit më të denjë të budallakut.
Ideja e këmbimit të teritoreve ka dështuar, sepse serbët nuk e kanë pranuar, për shkak të menqurisë së tyre, e shqiptarët se kanë pranuar për shkak të budallakisë.

Related Articles

Back to top button