Lajme

Shtëpia e shëndetit në statistika financiare për vitin 2019

Drejtues të Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë kanë prezantuar sot statistika financiare për vitin 2019.

Sipas këtyre statistikave publike në kuadër të harxhimeve për vitin 2019 si në material saniteti barna, në shërbimin e laboratorit për reangensa të analizave dhe shërbime tjera janë harxhuar gjithsej 3.867.718 dinarë.

Ndërsa për shërbimet e Rentgenologjisë janë harxhuar 936.960 dinarë.

Sipas stastistikave financiare për vitin 2019 për shërbimet tjera mjeksore si material saniteti janë harxhuar 2.200.177 dinarë.

Nga kjo del se gjithsejt, Shtëpia e shëndetit ka harxhuar 7.000.856 dinarë për material saniteti për vitin 2019.

Kurse sa i përket barnave ku bën pjesë terapia ampulare për vitin e kaluar, Shtëpia e shëndetit ka shpenzuar 5.140.000 dinarë.

Drejtoi i këtijë institucion shëndetësorë, Driton Salihu ka konfirmuar për portalin tonë se këto janë mjetet e ndara nga Fondi Republikan për 12 muaj për Shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Related Articles

Back to top button