Si të kujdesemi per baterinë e automjetit gjatë dimrit
Pse bateritë humbasin funksionin gjatë dimrit?
Nxehtësia ekstreme ose ftohja mund të rrisin shkallën e shpenzimit të baterisë, duke e bërë dimrin një kërcënim të trefishtë për baterinë tuaj. Të nxehtit gjatë verës bënë që uji të avulloj në elektrolit dhe kështu rritet sulfatimi. Prandaj gjatë dimrit shkaku i temperaturave të ulëta procesi i reaksioneve kimike që zhvillohen në baterinë me acid ngadalësohet. Në anën tjetër motori i ftohtë dhe vaji i dendur i motorit kërkojnë më shumë energji, gjë që ndikon në funksionalitetin e automjetit.
Cfarë duhet të bëjmë?
1. Kontrollojeni baterinë në rast të mbeturinave apo korozionit, keto janë elemente që ndikojnë në përqueshmerinë efektive të baterisë- Nëse keni dyshime, konsultohuni me profesionist.
2. Kohë pas kohe testojeni baterinë për të parë se sa është shpenzuar. Duke e testuar baterinë ju ulni gjasat për të ngecur në rrugë për shkak të baterisë.
3.Në rast të dëmtimeve, ndërrojeni baterinë – Drejtohuni servisit apo personit të autorizuar.