CocaCola zero (0) dhe diabeti, pija pa sheqer që shkakton sheqer (diabet)
#CocaCola zero (0) dhe #Diabeti
#Pija pa sheqer që shkakton sheqer (diabet).
Kemi dëgjuar gjithnjë se ushqimet me përbërje të lartë sheqeri janë të dëmshme, ku në një te ardhme jo të largët bëhen shkaktarë të sëmundjes së pranisë së lartë të sheqerit në gjak (Diabetit)
Sot do shtjellojmë një temë të njejtë por me shkaktarë të ndryshëm : një pije pa sheqer që shkakton sheqer (diabet).
#CocaCola Zero – E ngjajshme me atë të rëndomtë por në bërbërjen e saj nuk ka sheqer.
Në rregull nuk paska sheqer, atëherë si mund të shkaktoj diabet?
CocaCola zero pasi për nga substanca në përbërjen e saj është e ngjajshme me CocaColen e rëndomtë(sasi të lartë sheqeri), kur konsumojmë atë me zero(0) sheqer për në trurin tonë percjellet sinjali që tregon se në trupin tonë sapo hyri një sasi e sheqerit, po në fakt nuk ka sheqer. Pas arritjes së këtij sinjali, truri urdhëron pankreasin që të liroj (sekretoj) hormonin për futjen e sheqerit (glucoses) në qeliza- Insulinën. Insulina kalon në gjak lidhet për receptorët e saj në qelizë formonë GLUT4 qe shërben për kapjen dhe futjen e sheqerit në qelizë, por në gjak nuk ka sheqer .
Pra: Konsumojmë Colen 0, lajmërohet truri, nxitet pankreasi , lirohet insulina, lidhet për receptorët e saj dhe pret per ardhjen e sheqerit por pritja është pritje koti pasi që sheqeri nuk do vie. Sa herë që përsëritet kjo procedurë tek receptorët krijohet rezistencë dhe kur me të vërtetë konsumojmë ushqime që na ngrisin sasinë e sheqerit në gjak nuk ka më përgjigje, pankreasi nuk i bindet më komandantit të tij (trurit) ku i “thotë” ti s’mund të më mashtrosh më, sa herë që më urdhërove ta lirojë insulinën e lirova dhe nuk kishte nevoje, tash sdo e lirojë më . Dhe si përfundim nga mjeku e dëgjoni këtë fjali:
Për fat të keq tashmë jeni të prekur nga sëmundja e diabetit tip 2.
Med.Student. A.ALIU