Lajme

Kamberi:Për funksionalizimin e ndërmarrjes „Jugokop“ në Bujanoc duhen investime të vogla

Për statusin aktual të thertores „Jugokoop“ në Bujanovac, e cila për 10 vjet gjendet në falimentim, kryetari i komunës Shaip Kamberi, fajëson institucionet kompetente në Beograd dhe qeverinë e Serbisë.

„Fillimi i prodhimit në Jugokoop është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, sepse do të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në përgjithësi. Sidoqoftë, nuk ka vullnet politik në Beograd për të privatizuar këtë kompani“, është shprehur Kamberi.

Sipas tij për aktivizimin e kësaj ndërmarrje duhen mjetet të vogëla relative.

“Këtë e ka treguar edhe një analizë e jona, Jugokop për momentin është një nga 2-3 kapacitetet e rëndësishme ekonomike në Bujanoc. Fatkeqësisht pas gjitha intervenimeve tona shteti nuk tregon gatishmëri dhe interesim për të ndryshuar diçka aty“, ka thënë Kamberi.

Ai ka theksuar se për këtë temë ka biseduar edhe me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq i cili e ka të qartë rëndësinë e funksionimit të Jugokop-it.

“Ai e ka të qartë se me një investim të vogël do t’i zgjidh një problem të madh Bujanocit në jug të Serbisë. Kjo do të jetë e rëndësishme për një numër të madh të familjeve që deri më tani janë marrë me prodhimin e duhanit dhe për një kohë të shkurtët do të kalojnë në ruajtjen dhe rritjen e kafshëve.

Kamberi ka vlerësuar se pritet vendimi për privatizim nga ministria e ekonomisë dhe qeveria e Serbisë dhe pastaj derisa të gjejnë një blerës serioz.

Related Articles

Back to top button