Këshilltarja në ambasadën e Kosovës në Austri me prejardhje nga Lugina
Bëhet fjalë për Dhurata Selimin nga Nasalca e Komunes se Bujanocit gjegjësisht nga Lugina e Preshevës.
Dhurata është një vajzë e zgjuar dhe një diplomate e shkëlqyer e cila ka arritur që në moshe shume të re të jetë pjesë e korit diplomatik nëpër Evropë.
Ajo është e lindur në vitin 1980 duke kryer shkollimet fillestare dhe diplomuar ne vitin 2005 në drejtimin , Gjuhë dhe Letërsi gjermane ne Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2014 përfundon në Shkencat politike dhe Sociologji.
Dhurata me modestin e saj ndjehet tejet krenare me vendlindjen e saj e cila vjen nga Nasalca . Ajo karrierën e saj e filloi ne Center for Humanistic Studies “Gani Bobi” në Prishtinë, vazhdoi ne Ambasadën Gjermani ne Prishtinë ne vitin 2005-2009, pastaj, nga 2009-2012Konzulle e Republikës së Kosovës (Konfederata e Zvicres) , nga 2012-2014 Konsulle e Republikës së Kosovës, Ambasada e Kosovës Berlin, 2014-2015 Konzulle e Republikës së Kosovës, Mynih.
Ndërsa në vitin 2015 në Ministrinë e Punëve të Jashtme ne Prishtinë. Me pastaj ajo vazhdoi duke punuar si këshilltare ne Departamentin për organizata ndërkombëtare në Prishtinë, ndërkaq nga viti 2017këshilltare ne Ambasadën e Republikës se Kosovës në Vjenë të Austrisë.
Lugina e Preshevës ka sjell kuadro të tërë nëpër gjitha fushat e në veçanti të fushës diplomatike. Vlen të përshëndet se mu kuadro të këtilla ndjehemi krenar dhe te lumtur që Lugina është pjesë në institucione te këtilla. Portali Nacionali do të prezantoj kuadrot që ka Lugina e që kanë dalur nga kjo zonë e banuar me shqiptar.