Lajme

Komuna e Preshevës ndan nga 200€ për çdo lindje

Kryetari i Komunës Z. Shqiprim Arifi bashkë me anëtarët e Këshillit Komunal kanë mbajtur mbledhjen radhës ku ishin të parapara 3 pika të rëndësishme për këtë takim.

Pika e parë ishte shqyrtimi dhe miratimi i çmimoreve dhe relacionet e nisjes të auto transportuesve në territorin e Komunës së Preshevës.

Këshilli Komunal vendosi çmimet për relacionet në tërë territorin e Komunës së Preshevës dhe shumë shpejt këto çmime do të publikohen në web faqen zyrtare të Komunës së Preshevës.

Pika e dytë e këtij takimi ishte Aprovimi i Planit Aksional Lokal për Punësim për Komunën e Preshevës për vitin 2020.

Për vitin 2020, Plani aksional lokal për punësim përbëhet prej 3 programeve, siç janë:

Programi praktikës profesionale, Subvencione për punësimin e personave të papunë nga kategoria e personave me vështirësi për tu punësuar dhe Subvencione për vetpunësim (ndërmarrje të reja).

Këto tri programe arrijnë vlerën e 7,500,000 dinarë me përafërsisht 30-50 përfitues të Komunës së Preshevës.

Ndërsa pika e tretë ishte miratimi i rregullores mbi realzimin e ndihmës financiare për lehoni në Komunën e Preshevës, që nënkupton për herë të parë në Komunën e Preshevës çdo lindje nga data 01.01.2020 do të stimulohet nga Komuna e Preshevës me ndihmën financiare prej 24 000 din (200€).

Related Articles

Back to top button