Lajme

Mr.Ragmi Destani zgjedhet kryetari i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc

Proçesi zgjedhor në Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc filloi me 30 janar, ku u zgjodhën nëntë antarët e Këshillit, aq antarë sa numëron ky këshill.

Më pas, me 10 shkurt 2020 nëntë antarët e posazgjedhur, mbajtën mbledhjen e Këshillit për të bërë propozimin dhe zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame.

Në këtë takim, për kryetar të ardhshëm të Këshillit u propozua Mr. Ragmi Destani, (kryeimam i deritanishëm i këtij këshilli ) dhe me me vota të hapura, unanaimisht u zgjodh kryetar i këtij këshilli në mandatin katër vjeçar 2020 – 2024.

Më 13 shkurt Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë në mbledhjen e saj,e verifikoi zgjedhjen e Mr. Ragmi Destanit për kryetar të ardhshëm të KBI- të Bujanocit.

Kurse sot më 19 shkurt, Ragmi Destani edhe zyrtarisht nga ish kryetari Sulejman Fejzullahu, mori detyrën e kryetarit të ri të këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit në mandatin katër vjeçar 2020 – 2024-thuhet kështu në informatën e KBI- së në Bujanoc.

Related Articles

Back to top button