Lajme
Në Bujanoc një rom ka goditur një plak Shqiptar me çekan në kokë
Në orët e vona të pasditës së sotme (e mërkurë 05 shkurt) në qendër të qytetit të Bujanocit ka ndodhur një incident i rëndë, ku si pasojë një shqiptarë i moshës (73) ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Sipas dëshmitarëve okularë plaku i nacionalitetit shqiptarë me inicialet Murat M i moshës (73) është sulmuar fizikisht nga i riu i nacionalitetit rom Vaxhid A i moshës (29) me çekan, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë dhe si pasojë e kësaj menjëherë është transferuar në Qendrën Klinike të Nishit, ka njoftuar edhe e përditshmja Republika.
Sipas dëshmitarëve incidenti është zhvilluar në shtëpi në Bujanoc.
Pjestarët e policisë Vaxhid A. e kanë shoqëruar në polici.