Lajme
Përkujtohet Fatmir Ibishi, një nga të parët e flijuar të UÇPMB-së
Në vendin e flijimit afër fshatit Konçul të komunës së Bujanocit përfaqësues politik e institucional lokale janë bërë homazhe dhe u vendosën kurora lule në varrin e Fatmir Ibishit, ish luftëtarë i UÇPMB-së.
“Në 20 vjetorin e rënies së Fatmir Ibishit, përkujtuam dhe nderuam veprën dhe jetën e tij e pikërisht betejën më të rëndësishme nën amblemën e UÇPMB-së, betejën e 26 shkurtit të vitit 2000 në kthesën e Konçulit, kthesë kjo që e ndryshoi rrënjësisht historinë e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Kjo betejë Fatmirit i dha epitetin dëshmor”, ka shkruar Shqiprim Musliu, kryetar I LPD-së.
Fatmir Ibishi ishte ndër ushtarakët e parë që iu bashkua organizimit të UÇPMB-së, dhe njëkohësisht ishte ndër të parët që u flijua për këtë vend.