Policë e ushtarë të armatosur futen në parlament, kërkojnë nga deputetët 109 milionë dollarë hua për ta
Policë e ushtarë të armatosur rëndë u futën në Parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar nga deputetët që të miratojnë një hua prej 109 milionë dollarësh për përmirësimin e pajimeve për ta, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.
Ata depërtuan në ndërtesën e Parlamentit deri sa presidenti Naib Bukele, i cili kishte propozuar këtë hua, po përgatitej që t’u drejtohet deputetëve.
Pasi u njoftua se për mbledhje nuk kishte kuorum, presidenti Bukele u bëri thirrje ithtarëve të vet që të mbvlidhen para Parlamentit, ku u tubuan rreth 50 mijë demonstrues proqeveritarë, raportoi BBC.
Deputetët opozitarë futjen e ushtarëve dhe policëve nën armë në Parlament e konsideruan akt të frikësimit pa precedent.
Presidenti Bukele (38) e ka marrë detyrën në qershor të vitit të kaluar, duke premtuar se do t’u kundërvihet dhunës së bandave dhe korrupsioni në këtë vend të varfër.
Ai synon të përdor huan për të përmirësuar pajisjen e forcave policore e ushtarake kundër krimit, transmeton Koha.net.