Lajme

Refugjatët në Preshevë problematik për qytetarët

Numri i shtuar i refugjatëve që po vijnë këtë fillim vit nga shtetet e ndryshme ku stacion e kanë kampin e strehimit në Preshevë po shqetësojnë qytetarët vendës.

Lëvizja e tyre e lirë nëpër qytet ka filluar të shfaq edhe probleme.

Gjatë mbrëmjes në Preshevë ka ndodhur një rrahje ndërmjet tyre me lëndime trupore ku edhe ekipi i ndihmës së parë ka intervenuar.

Lajmin e ka konfirmuar për preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Sipas raportit mjekësorë personat në fjalë kanë qenë edhe në gjendje alkoolike.

Related Articles

Back to top button