Unioni Gazetarëve të Republikës së Shqipërisë vizitojnë Preshevën
Kryetari i Komunes se Presheves ma mirëpritur për herë të parë Unionin e Gazetarëve Shqiptar në komunën e Preshevës.
Një takim shumë vëllazëror ku u bashkëbisedua për të gjitha fushat dhe vështirësitë që ballafaqohet vendin ynë.
“I njoftova për të gjitha proceset që po kalojnë Shqiptarët e Luginës së Presheves ku theks të veçantë i dhamë mungesës së prezencës së mediave kombëtare këtu në Luginë të Preshevës.
Faleminderoj kryetarin Aleksandër Çipa për këtë iniciativë duke uruar që ky takim të jetë vetëm një fillim i mbarë i komunikimit tonë dhe shpresojmë që media shqiptare të jetë sa më shumë prezente në Luginë të Presheves duke transmetuar problemet tona, kërkesat dhe diskriminimet që po na bëhen Shqiptarëve të këtij vendi në mbarë trojet shqiptare.” tha Kryetari Arifi.