“Vrapimi Nëpër Luginë” do jetë një nga eventet më të rëndësishme në qytetin e Preshevës me pjesëmarrje masive nga vende të ndryshme. Qëllimi i këtij eventi është që të promovohen vlerat e sportit dhe të inkurajohen qytetarët për aktivizim në sport.
“Mbi 80% të vrapuesve të regjistruar në garën “Vrapimi nëpër Luginë”, vijnë për herë të parë në vendin tona, andaj misioni dhe obligimi ynë është organizimi i një gare impresionuese. Mirëpresim të gjithë vrapuesit më 22.03.2020 në një terren të gjatë, por të lehtë!” thanë organizatorët për Presheva.AL
Nisja do të bëhet nga Qendra e Preshevës dhe do të përfundoj në qendrën e Bujanocit. (Preshevë – Rahovicë – Shoshajë e Poshtme – Corroticë – Raincë – Letovicë – Nasalcë – Lluçan – Turi – Tërnoc i Madh – Bujanoc).
Ky eshte eventi i parë i cili mbahet ne Lugine dhe mbledh garues nga Kosova dhe Shqiperia si dhe nga Presheva e Bujanoci. Eventi mbahet me date 22 mars dhe vrapimi do te jete 30 km.
Për garuesit që do të nisen nga Prishtina për në Preshevë, për garën e 22 Marsit, organizatoret kanë siguruar autobusin falas i cili do të niset në orën 07:00 tek parkingu prapa Boro Ramizit, ditën e garës.
Sic merr vesh Presheva.AL lista e të regjistruarve në “Vrapimi nëpër Luginë”, ka arritur mbi 100 vrapues, ju mund të regjistroheni në këtë link për garën e madhe (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdIesAh_QGVk7DvLUMv02pS4UCUe-sCHlstSvXdKs4t5gyL4g/viewform), dita e fundit për regjistrim do të jetë 29 Shkurt 2020.
Në këtë garë do të ndahen edhe shpërblime për tre vendet e para, klasifikimi i përgjithshëm në dy kategori, meshkuj dhe femra:
Vendi i parë 400 euro
Vendi i dytë 300 euro
Vendi i tretë 200 euro