Lajme

Xhamia e vetme me minare në Slloveni do të hapet në qershor (Foto)

Xhamia e vetme me minare që është ndërtuar në kryeqytetin e Sllovenisë, Xhamia e Lubjanës dhe Qendra Kulturore Islame do të hapet në muajin qershor.

Punimet në xhaminë, gurthemeli i së cilës u hodh në vitin 2013, dhe tërheq vëmendjen me arkitekturën moderne, kanë përfunduar.

Xhamia e Lubjanës në të njëjtën kohë është xhamia e parë dhe e vetme në kryeqytet. Pjesa kryesore e saj u ndërtua duke u frymëzuar nga Qabja. Xhamia mahnit me minaren e gjatë 40 metrëshe dhe me fasadën që i ngjan konaqeve të vjetra të Bosnjë e Hercegovinës.

Dzamija
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Sllovenisë, Nevzet Poric, në deklaratën për AA tha se kompleksi i ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 13.000 metra katror, ka përfunduar dhe hapja zyrtare do të bëhet në qershor.

Ai tregoi se xhami për rreth 10 ditë do të hapet në përdorim. “Gjithçka ka përfunduar. Prandaj mund të hapim xhaminë në përdorim. 50 vite pritëm këtë xhami dhe më në jemi të lumtur që e kemi”, tha Poric.

Iniciativa e parë për një xhami në Lubjanë kishte filluar në vitin 1969 por nuk ishte arritur rezultat. Bashkësia Islame e Sllovenisë, në 2008 e kishte blerë tokën ku do të ndërtohet xhamia. Gurthemeli i xhamisë ishte hedhur 2013.

Xhamia me kapacitet prej 1.400 personave kushtoi rreth 34 milionë euro.

Ajo u ndërtua me mbështetje të Katarit si dhe mbështetje të rëndësishme të Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV).

Related Articles

Back to top button