Lajme

12 arrinë numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Serbi ka arritur në 12, pasi shtatë të tjerë sot në mëngjes u konfirmuan se janë pozitivë me Kovid-19.

Çka dimë deri më tash:

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronvirus, Kovid-19 në Serbi është 12
Mashkulli i parë i sëmurë është nga Subotica, 43 vjeç dhe është shtruar në spital në Novi Sad
Shumica e pacientëve të sëmurë janë infektuar nga i njëjti burim – një grua nga Zvicra e cila ishte kohët e fundit në Serbi
Vetëm një person ka gjendjen e rëndë shëndetësore, të tjerët kanë simptoma më të buta
Epidemiologu Dr Predrag Kon tha sot se “epidemia nuk është e pamundur”
“Respiratorët janë thelbësorë. Po luftojmë për t’i shëruar. Ata nuk na thanë se kush ku ka qenë. Thjesht na tregoni njerë që keni pasur kontakte me njerëz nga veriu i Italisë. Ne kemi më shumë se sa mjaftueshëm prej tyre.

Atë që kemi filluar është se janë nisur pajisje, pajisje speciale. Respiratorë dhe hapësirë kemi mjaftueshme.

Kemi gjithashtu edhe mjaft punëtorë shëndetësorë” ka thënë sot Presidenti i Sërbisë Alleksandër Vuçiç në konferencën për shtyp.

Në konferecë gjithashtu është potencuar se, të gjitha tubimet e mbyllura do të ndalohen, të gjitha ndeshjet e futbollit, basketbollit, dhe koncerte janë të mbyllura.

“Tash nuk ka nevojë të mbyllim shkollat ndoshta deri në festën e Pashkëve” ka thënë Vuçiç, kur pritet një fluks më i madh njerëzish nga jashtë.

Ai ka porositur që njerëzit që jetojnë në vendet gjatë festave të pashkëve katolike dhe ortodokse sa më pak të vijnë në Sërbi

Related Articles

Back to top button