Lajme

57 raste me virusin korona janë regjistruar në Serbi

Në Serbi, nëntë persona të tjerë u infektuan nga virusi të hënën, duke e quar numrin e te prekurve ne 57, sipas uebfaqes së ministrisë së shëndetësisë.

Nga raporti i fundit deri në ora 18:00, 16 mars 2020, u testuan mostrat e 15 personave, dy prej tyre pozitivë, sipas faqes.

Deri në ora 18:00, më 16 mars 2020, gjithsej 316 persona ishin testuar në laboratorin kombëtar të referencës së Institutit Torlak.

Nderkohe qe eshte shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Serbi të dielën për të ndaluar perhapjen e infeksionit.

Shkollat ​​dhe çerdhet janë mbyllurë, personat me moshe mbi 65 nuk duhet te dalin nga shtepite, kufijtë janë të mbyllur për të gjithë.

Rekomandohet që të gjithë të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Virusi është përhapur në 156 vende. Më shumë se 174,000 njerëz u infektuan. Rreth 77.600 janë shëruar deri më tani dhe më shumë se 6.700 njerëz kanë vdekur.

Që nga fillimi i virusit në dhjetor, 80.860 njerëz janë infektuar në Kinë, por 67,749 njerëz janë rikuperuar, kështu që numri i personave të infektuar në këtë vend tani është 9,898.

Rreth 3,000 janë në gjendje të rëndë.

Related Articles

Back to top button