Lajme

APN shënon Ditën e Gruas, shpërndan lule për 8 mars

APN shënon Ditën e Gruas

Departamenti i Gruas pranë APN-së në Bujanoc ka shënuar sot “ 8 Marsin “.
Me këtë rast, aktivistet e këtij subjekti politik kanë shpërndarë lule në qendër të qytetit.
“ Për barazi gjinore dhe prosperitet “, ishte motoja e këtij aksioni simbolik.
Ndërkohë, edhe kryetari Arbër Pajaziti ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“ Duke e kujtuar gjithmonë kontributin e gruas shqiptare, urojmë që pozita e saj të avancojë në shoqërinë tonë. Të paktën, APN është garancë se përpjekjet për këtë të arritur nuk do t’i ndalojë asnjëherë “, thuhet në urimin e Pajazitit.

Related Articles

Back to top button