Lajme

Driton Rexhepi, kandidat i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit

Dega e PVD-së në Bujanoc në mbledhjen e sotme ka emëruar Driton Rexhepin, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 prill të këtij viti.

“Në prezencën e mbi 110 Kuvendarëve, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kuvendarët e Degës së PVD-së u zotuan për një angazhim të mirëfilltë dhe përkushtim të sinqertë në arritjen e objektivave të përgjithshme deri në fitoren e ardhshme të 26 Prillit”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

Sipas këtij njoftimi kuvendi i këtij subjekti ka emëruar edhe Enver Ramadanin kandidat për kryetar të kuvendit komunal pas zgjedhjeve.

“Të kalitur e formësuar mbi peshën e respektimit, mirëkuptimit, bashkërendimit e disiplinës. Pra në frymën e PVD-ës nuk mund të jet ndryshe nga ajo që pritet. Mundësia për ta bërë këtë është në duart tona. Kjo është shpresa në zemrat tona. Kjo është e ardhmja në të cilën besojmë. Një vend që me të vërtetë fuqizon çdo shqiptar të përparojë”, citohet mes tjerash në njoftimin e PVD-së.

Në garë për kandidaturën e degës së PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit ishin Driton Rexhepi dhe Enver Ramadani.

Related Articles

Back to top button