Lajme

E tmerrshme në Itali vdesin 368 persona nga korona virusi në 24 orët e fundit

Ajo që po ndodh në Itali është një dramë e vërtete njerëzore.

Autoritetet shendetësore njoftuan se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 368 persona si pasojë e koronavirusit.

Ky është bilanci më I rëndë I vdekjeve brenda 24 orëve I shënuar në vendin fqinjë që nga dita kur nisën të shënoheshin të infektuarit e parë.

Rritja e viktimave në raportin me një ditë më parë është thuajse dyfishuar.

Lombardia është rajoni më I goditur me 252 viktima në 24 orët e fundit ndërsa shifra totale e atyre që kanë humbur betejen me COVID-19 në këtë rajon ka shkuar në 1218.

Ndërkohë në total numri I viktimave ka shkuar në 1809 ndërsa I të prekurve është 20 mijë e 603.

Related Articles

Back to top button