Lajme
Gjatë orës policore rastet urgjente mund të vizitojnë emergjencën në Preshevë

Lajmërim nga Shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevë
Të gjithë pacientat që kanë nevojë URGJENTE gjatë periudhës së orës policore nga ora 20:00 deri 05:00, mund të vijnë me përcjellje deri në maksimum dy persona në shtëpinë e shëndetit.
Të gjithë rastet do të evidentohen dhe pastaj do të kontrollohen nga policia.
Për çdo keqpërdorim dhe nëse rastet verifikohen që nuk kanë qenë të nevojshme, do të denohen sipas ligjit.