Lajme
Kryeministër, a e di se në veri të Kosovës janë duke u zbatuar masat e Serbisë?
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2020/03/coronavirus-750x350-2.jpg?resize=750%2C350&ssl=1)
A është duke u respektuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik në tërë territorin e Republikës së Kosovës?
Sot në veri të Mitrovicës janë duke u zbatuar masat e Serbisë për mbrojtje ndaj pandemisë COVID-19 dhe është ndaluar lëvizja e lirë e banorëve për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga shteti i Serbisë.
Kryeministri Kurti nuk e tha asnjë fjalë të vetme e nuk ndërmorri asnjë veprim institucional në funksion të respektimit të masave të cilat i ka vendosur qeveria, të cilat vlejnë për gjithë territorin e Kosovës.
Kryeministër, edhe në atë pjesë të Kosovës ke qytetarë që vuajnë dhe presin ndihmë nga Ju!
(Autorja është deputete e PDK-së)