Lajm i rëndësishëm për penzionerët: Pagesa e pensionit të muajit mars do të bëhet në tërësi në muajin prill, arrin edhe bonusi prej 4000 dinarësh
“Nuk do të zvogëlojmë pensionet, do të shkojmë me pagat që kemi arritur në sektorin publik. Po flitet për uljen e pensioneve në shtetet tjera. Ne nuk do të prekim pensionet, nuk do të prekim as pagen minimale, as sektorin publik. Ne do t’i drejtojme të gjitha paratë tona në sektorin privat. Unë dua të falënderoj shumë individë dhe biznese private që na dhanë para, dhe shumë njerëz dhe biznese të vegjël që dhanë para dhe ndihmuan. Faleminderit pergjithmone. Edhe kompanive te medha si: Aleksiç te Kostiç, Saranoviç, Sarancic, Delta, Milsped, Atlantik Group … të gjithë dhuruan para të mëdha.
Pagesen e muajit mars nuk do ta paguajme ne dy pjese, do te behet ne teresi me date 10 te muajit prill se bashku me bonusin prej 4000 dinaresh, tha Vuçiç gjate konferences.