Lajme

Ndërron jetë plaku i fshatit Llojan

Ne Llojan ka nderruar jete plaku vizionar i cili u be i njohur me intervisten e tij per mos hapjen e kufirit Miratoc – Llojan.

Haxhi Hyseni nderroi jete ne moshen 93 vjeçare pas nje semundje te rende.

Haxhi Hyseni gjithandej mori famë me rastin e një paraqitje krejt origjinale për problemet me të cilat ballafaqohet fshati Llojan, veçanërisht për problemin e kufirit Llojan – Miratoc. Jo që kjo temë nuk ishte rrahur më herët prej qytetarëve dhe intelektualëve, por paraqitja e tij mori dhenë për faktin e mënyrës së paraqitjes dhe kohës kur ndodhi ajo paraqitje.

Ajo paraqitje që në dukje të parë satirizonte një vuajtje të kamotshme, ngriti shumë pluhur, grimcat e të cilit acaruan edhe veshët e politikanëve të ndryshëm, që lirisht mund të themi se ato deklarata ndikuan që sadopak të punohet në drejtim të hapjes së kufirit Llojan – Miratoc.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas namazit të ikindisë.

Zoti e mëshiroftë haxhi Hysenin, familjes, miqve dhe dashamirësve, durim i dhëntë.

Related Articles

Back to top button