Lajme

Në Luginën e Preshevës, shqiptarët ndihen ende të disavantazhuar ndaj srbëve

Presheva e diskriminuar. Kryetari i Luginës, ekskluzivisht për Euronews

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndiejnë ende pasojat e disavantazheve që kanë patur ndër vite ndaj popullatës vendase serbe. Ata shpresojnë që në zgjedhjet e radhës, tani qe partitë e tyre janë bashkuar në një koalicion të vetëm, të shënohet një kthesë e re.

Ne Luginën e Preshevës, shqiptaret ndihen ende te disavantazhuar ndaj serbeve. Kjo konfirmohet nga kryetari i komunës, Shqipërim Arifi gjatë një interviste të veçantë për “Euronews Albania”.

“Lugina e Preshevës, tani e tutje, ka qenë e diskriminuar në forma të ndryshme. Nuk kemi pasur tekste shkollorë, nuk kemi pasur gjykatën tonë, nuk kemi pasur mundësi të integrohemi në strukturën shtetërore, që të jemi pjesë e strukturave shtetërore. Të gjitha këto gjëra janë zhvilluar gjatë kohës dhe kanë krijuar një situatë që është rënduar edhe më shumë nga viti i kaluar, që fillon me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha Shqipërim Arifi për Euronews Albania.

Mes të tjerash, Arifi permend edhe koalicionin e partive shqiptare të Luginës për zgjedhjet e afërme, duke shpresuar që ato do të përbëjnë një shans te ri për shqiptarët që jetojnë aty në minorancë përballë serbëve. Sipas tij, ka ardhur koha që ata të gëzojnë të njëjtat te drejta siç serbët pretendojnë për pakicën e tyre në Kosovë.

“Ne duhet të qasemi me shqiptarët e Luginës së Preshevës në aspektin politik. Është dashur të organizohet dhe të unifikohet për t’i ngritur shanset. Kjo ka qenë arsyeja. E dyta ka qenë se nëpërmjet listës, ato debatet e problemet që kemi pasur në 30 vitet e fundit, në mënyrë të organizuar e të fokusuar, t’i lancojmë aty ku janë prodhuar problemet”, shton ai.

Por kryetari i komunës se Preshevës tregon per “Euronews Albania” edhe te fshehtat e takimit qe ka patur ditët e fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit, me autoritete te larta të tij, të cilëve ai u ka parashtruar gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht sipas tij, banorët e pakicës shqiptare të këtij rajoni.

“I kemi informuar rreth kërkesave tona. Na kanë thënë që Lugina e Preshevës është temë me rëndësi. Qasja jonë, që po përpiqemi të jemi pjesë e dialogut, do të shqyrtohet se si do të bëhet. Por e rëndësishme është që është një vetëditësim nga SHBA rreth situatës në Luginën e Preshevës, gjë që mungon, ata na thonë, si vetë europianë, edhe në BE. Mungon vetëditësimi për situatën në luginën e Preshevës. Mungon ndoshta edhe vullneti për ta baraspeshuar debatin”.

Në fund, Arifi lëshon një mesazh për te gjithë shqiptarët kudo janë…

“Për ne është e patjetërsueshme pjesëmarrja e luginës në dialog, sepse çdo marrëveshje që del nga dialogu, midis palëve kosovare dhe serbe, duhet të jetë e garantuar që do të implementohet në të ardhmen. Nëse diçka vendoset pa ne, nuk garantohet më implementimi i asnjë marrëveshjeje”.

Related Articles

Back to top button