Ne Preshevë fjala panik bëhet piknik
Serbia është një nga shtetet e prekura me pandeminë koronavirus.
Deri më tani për fat të mirë në vendin tonë ende nuk ka të infektuar.
Pavarësisht apelimit të institucioneve të Shtabit Komunal të Komunës së Preshevës dhe masave mbrojtëse që ka rekomanduar Ministria e shëndetësisë, qytetarët e Preshevës duket s’janë ende të ndërgjegjësuar për parandalimin e këtij virusi, shkruan Presheva.AL
Derisa sot, shumë nga ta, dolën në hapësira publike për t’i shijuar rrezet e diellit.
Kjo që pamë është sjellje plotësisht e gabuar, në kundërshtim me vendimet e Komunës. Kjo sjellje kontribon në fuqishēm në shpërndarjen e virusit, rrjedhimisht ka pasoja me infektimin e personave dhe rrezikimin e jetes së qytetarëve! Kjo situatë nuk duhet të përsëritet!
Ju ftojmë që ta merrni seriozisht rrezikun që e sjell COVID-19!
Ju ftojmë që secili qytetarë të kontribuon në fushaten për zhdukjen e virusit!
Mos lejoni që të shpërndahet virusi, punoni të gjithë që ta ruajmë shëndetin.
Panik JO, Kujdesë PO